Kundërshtari i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll, Sllovenia, e ka fituar duelin e parë në Ligën e Kombeve për këtë edicion.
Në takimin e zhvilluar sot në Lubjanë, sllovenët fituan me rezultatin 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Bohar në minutën e 28-të, transmeton Klan Kosova.
Me këtë fitore, Sllovenia merr kryesimin e grupit 3, së paku deri në përfundim të ndeshjes, Kosova – Greqi, që fillon nga ora 20:45.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.