Një grua, e cila dyshohet se udhëtoi pa biletë nga Nju Jorku në Paris muajin e kaluar, është arrestuar sërish pasi tentoi të arratisej me autobus nga SHBA në Kanada.
Svetlana Dali bëri përpjekjen për arratisje pasi kishte prerë byzylykun elektronik të mbikëqyrjes, të cilin gjykata e Nju Jorkut i kishte urdhëruar të mbante për shkeljen e mëparshme, raportojnë mediat amerikane, transmeton klankosova.tv.
Dali akuzohet se udhëtoi në një fluturim të Delta Airlines nga aeroporti JFK i Nju Jorkut drejt aeroportit Charles de Gaulle në Paris pa pasur një biletë ose kartë imbarkimi.
Sipas bbc, gjatë një seance gjyqësore, asaj iu ndalua të largohej nga Filadelfia, përveç rasteve kur duhet të shkonte në Nju Jork për takime lidhur me gjyqin e saj.
Arratisja e fundit dhe thyerja e rregullave të mbikëqyrjes kanë shtuar akuzat ndaj saj, ndërkohë që gjykata po përgatitet për procesin gjyqësor.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.