Kur një çift bëhet me fëmijë duket se pothuajse gjithçka ndryshon.
Në mënyrë të pavullnetshme stili i jetës dhe rutina e ditës suaj ndryshon, meqë fëmijët, aktivitetet dhe dëshirat e tyre pushtojnë kohën tuaj. Por kjo mund të jetë një gabim i madh.
Këto janë pesë gjërat që ju duhet të vazhdoni t’i bëni, edhe pse bëheni me fëmijë.
- Udhëtime
Një nga keqardhjet më të zakonshme të çifteve janë udhëtimet. Nuk kalojnë qoftë as edhe një fundjave vetëm si dikur. Një natë ndoshta vogëlushi juaj mund të qëndronte tek gjyshërit, kështu që paketoni një çantë dore dhe kaloni një natë a një fundjave diku ku ju shkonit kur ishit vetëm ju të dy.
- Ushtrime
Fëmija juaj nuk hidhet e luan 24 orë. Në momentin kur ai është në qetësi, kushtojini pak vëmendje formave fizike. Bëni ato 15 minuta ushtrime dhe do ndiheni po aq energjik sa dikur.
- Darkat jashtë
Është e lehtë të biesh në grackën e neglizhencës në një marrëdhënie në çift. Për hir të vetvetes dhe lumturisë në çift ju duhet të investoni në lidhjen tuaj kohë dhe përkushtim. Një darkë jashtë do ishte zgjidhja ideale.
- Interesat personale
A jeni një muzikant? Fotograf? Është e lehtë që të braktisni çdo interes vetjak sapo të bëheni prind, por është e vështirë për të rifilluar një hobi ose për të gjetur mënyra për të ndjekur ëndrrat tuaja, shkruan living. Dita është e gjatë. Kushtojini pak kohë dhe vetes suaj.
- Mësimi
Ju mund të jeni prind tani, por ende nuk dini çdo gjë. Kalojmë jetët tona duke mësuar gjëra të reja. Është interesante të zbulosh botën përmes syve të një fëmije dhe kjo nuk është një përvojë që ju do të dëshironi ta humbisni.