Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, po thotë se ringritja është e pandalshme ndërsa shpreh qëndrimin e tij të palëkundur për fitore me dinjitet.
Ai fton qytetarët sot për tubim masiv në Dragash, transmeton klankosova.tv.
''Rrënjët janë të thella!
Prandaj ringritja është e pandalshme!
Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv; për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës!
Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzoren si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur!''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.