Guangzhou Evergrande ka njoftuar se ka arritur të riblejë nga Barcelona mesfushorin Paulinho.
Mendohet se katalanasit kanë pranuar 50 milionë euro nga klubi kinez, por i duan të gjitha përnjëherësh, ndërsa Guangzhou duan që pagesën ta bëjnë me këste.
Mësohet se kinezët i kanë ofruar brazilianit plot 15 milionë euro në sezon.
Paulinho luajti vetëm një sezon te Barcelona dhe u paraqit shumë mirë, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë i ekipit që fitoi sezonin e kaluar kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit.
Paulinho iku andej nga erdhi dhe kthehet te ai klub nga i cili u largua: Guangzhou Evergrande.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.