Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Klan Kosovës, Liridon Zeqirin, ka folur për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me Kosovën.
Shekerinska foli për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ku tha se ky është një vendim që duhet të merret nga 32 aleatët brenda Aleancës.
Po ashtu, maqedonsja foli edhe për kërcënimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se në Ballkan do të ketë luftë, ku u shpreh se NATO nuk i komenton komentet e politikanëve të caktuar.
Kurse, Shekerinska hodhi poshtë raportimet se dronët serbë e kanë shkelur hapësirën ajrore të Kosovës ditëve të fundit, duke thënë se “mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”.
Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të zëvendës Sekretarës së Përgjitshme të NATO-s, Radmila Shekerinskas dhënë për gazetarin e Klan Kosovës, Liridon Zeqirin:
Gazetari Liridon Zeqiri: Unë vij nga Kosova, kështu që do të bëj pyetje të drejtpërdrejta në situatën e Kosovës, e cila kohë më parë është bërë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare. Por kur mund të ndërmarrë hapa Kosova dhe kur është gati NATO ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë?
Zv. Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska: Çështjet e anëtarësimit janë një çështje për një vend që dëshiron të bashkohet dhe për të gjithë 32 aleatët brenda Aleancës që janë të gatshëm të mbështesin një vendim.
Ajo që mendoj, se fokusi në bashkëpunimin tonë është në këtë moment, dhe duhet të jetë aty, është shumë në praninë tonë në Kosovë, e cila është shumë e qartë, ka qenë atje për shumë vite me KFOR-in, i cili ka qenë misioni më i gjatë i Aleancës, por edhe në aspektin e numrave, një prani vërtet e rëndësishme.
Ne po tregojmë angazhimin tonë për sigurinë në Kosovë, në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ne besojmë se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Dhe numrat tanë në KFOR tregojnë vërtet se këto nuk janë vetëm fjalë. Ne jemi vërtet të përkushtuar për të zbatuar rezolutën e OKB-së, e cila në fakt ishte fillimi i pranisë sonë atje.
Dhe ne besojmë se me praninë tonë ushtarake atje, ne po përpiqemi të mbështesim dialogun politik midis Prishtinës dhe Beogradit. Sepse pavarësisht pranisë ushtarake, ne besojmë fuqimisht se rruga për stabilitet është politike. Dhe ne duam ta mbështesim këtë.
Gazetari Liridon Zeqiri: Më lejoni të ju ndërpres. Dhe një pyetje tjetër që duhet t'ju bëj është se institucionet e Kosovës kohët e fundit, në ditët e sotme, kanë deklaruar se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës me dronë. Cili është qëndrimi juaj për këtë?
Zv. Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska: Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim. Dhe kjo është e dobishme. Dhe ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun.
Gazetari Liridon Zeqiri: Do të shkoj në një pyetje tjetër me presidentin e Serbisë, Vuçiç, dhe deklaratën e tij se do të ketë një luftë dhe të gjithë janë të informuar për këtë. A e di NATO diçka të tillë? Këtyre ditëve, 10 ditë më parë, presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka deklaruar se do të ketë një luftë…
Zv. Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska: Si një aleancë shumë e fuqishme ushtarake - politike dhe ushtarake - ne përpiqemi të përmbahemi nga komentimi i komenteve të caktuara nga politikanët.
Ne jemi atje dhe kemi mbështetur misionet e KFOR-it sepse besojmë se siguria në rajon është thelbësore. Ajo ndikon jo vetëm në vendet e rajonit, jo vetëm në qytetarët, por ndikon edhe në stabilitetin dhe sigurinë e aleancës. Dhe ne jemi atje për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por edhe lirinë e lëvizjes së tyre.
Dhe ne besojmë që duke u bazuar në përvojën tonë në të kaluarën, kemi arritur ta mbështesim këtë qëllim. Ne ukemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Dhe ne besojmë se kjo është receta, në vend që të diskutojmë deklaratat dhe të komentojmë deklaratat, ne besojmë se gjëja thelbësore është vërtet të angazhohemi në një dialog që do të trajtojë çështjet e vështira.
Dhe ndërsa e diskutojmë këtë, duhet të sigurohemi gjithashtu që të gjitha angazhimet që u morën më parë gjatë ndërmjetësimeve dhe gjatë dialogut të respektohen dhe zbatohen.
Gazetari Liridon Zeqiri: Pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, dialogu nuk ka vazhduar në nivelin e lartë të takimeve mes Kurtit dhe Vucciqit, por vetem ekipet shtetërore. A mund të kemi paqe dhe bashkëpunim pa pasur takime për dialog në nivel të lartë?
Zv. Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska: Kjo kthehet te komentet që sapo bëra. Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon. Sigurisht, ne e kemi dënuar dhunën në vitin 2023, si dhunën ndaj KFOR-it, por edhe incidentin në Banjskë.
Dhe ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie në lidhje me to. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. Dhe kjo është një zgjedhje që duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina. Ne jemi këtu për ta mbështetur këtë. Ne kemi komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE-së për këtë dialog.
https://www.youtube.com/watch?v=pNciTTeI9Pk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek on intervista dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.