Lajmet e fundit

Opinionisti i Big Talk Kosova, Nderim Neziri, i ka komentuar disa prej banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ai është shprehur se Ylli është duke përdorur agresivitet brenda dhe se kjo gjë nuk po i pëlqen.
E nga opionioni i tij nuk iku as Blerando për të cilin ka thënë: “Blerando doli nga petku i djalit të mirë, shpëtoi”.
“Blero është si ajo bomba me sahat vetëm pritet momenti kur me shpërthy, akumulon shumë, do të thoja më mirë është të shpërthejë pak nga pak, e jo me i pasë këto shpërthimet e mëdha, këto karaktere janë pak për frikë”.
“Edona është një prej banoreve senzacionale, ka kapur një numër të madh fansave, më duket se e shpëtoi edhe Blerandon. Naivitetin e ka me sherr, e di çfarë duhet të bëhet me saktësi, tregohet naive dhe e sinqertë, ajo e njeh shumë mirë dhe e di terrenin”.
“Çifti mirë që janë aty kanë sjellur shembullin e qiftit që qëndrojnë stoik pa filtra, mendoj se kjo dinamikë duhet t’i përbijë shumë shpejtë”, ka thënë Neziri.