Autori i Big Talk Kosova, Nderim Neziri, e ka komentuar lojën e Bleros brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 dhe largimin e tij vullnetarisht nga kjo garë.
Ai ka thënë se Blero është parë njëri prej fituesve potencial të BBVK2.
“Nga fillimi është konsideruar lojëtar i fortë, disa kanë menduar se ai do të jetë fituesi potencial I këtij Big Brother VIP Kosova 2. Duke pasur parasysh strategjinë e Bleros për të shfaqur shembullin e një të njohuri krejt normal me sjellje shumë të qëndrueshme”.
“Nuk e kemi vërejtur këtë tensionin e madh psikologjik që e paska brenda vetes Blero. Shumë herë është dukur i qetë, dhe nuk ka folur edhe kur e kanë sulmuar. Por Blero paska akumuluar brenda vetes. Ka disa njerëz rëndesën emocionale e shfaqin kështu me qetësi”, ka thënë Neziri./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: