Lajmet e fundit

Neymar është revoltuar nga kritikët pas lëndimit që mori së fundi e që do ta lë jashtë përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Braziliani do t’i mungojë kampionit francez për katër javë, dhe ai më saktësisht pritet të rikthehet më 10 mars.
“Edhe njëherë, do të ndaloj së bëri atë që e dua më së shumti në jetë, e që është të luajturit futboll. Nganjëherë ndihem jokomod shkaku i stilit tim të lojës, sepse dribloj dhe ata vazhdimisht më godasin”, ka thënë Neymar.
“Nuk e di nëse problemi jam unë apo ajo që e bëj në fushë. Më pikëllon shumë. Më pikëllon shumë kur dëgjoj nga një lojtar, trajner, komentator apo kushdo djallin që është, që thotë ‘duhet ta godasësh’, ‘ai rrëzohet’, ‘ai qan’, ‘fëmijë’, ‘lazdran’ e të tjera”.