Lajmet e fundit
Asi brazilain ka thënë se karrierën do të donte ta mbyllte në atdhe, jo tek skuadra katalunase

Neymar ka thënë se karrierën do të donte ta mbyllë në Maracana, me fanellën e Flamengos veshur.
Sulmuesi brazilian për momentin është shumë i lumtur te Barcelona, pasi vetëm disa muaj më parë rinovoi kontratën me blaugranat deri në vitin 2021.
Në fakt Neymar e ka nisur karrierën te Santosi dhe si prodhim i akademisë së kësaj skuadre, deklaratat e fundit nuk do t’u kenë pëlqyer aspak tifozëve të klubit paulistë.
Objektivi i vërtetë i Neymar është të fitojë sa më shumë trofe me skuadrën katalanase dhe një ditë të bëjë të tijin Topin e Artë.