Lajmet e fundit

Sipas burimeve afër Neymarit, ai ka vendosur që të operohet në mënyrë që ta rregullojë frakturën që ka pësuar në këmbën e tij, raporton AS.
Ndonëse trajneri i tij te Paris Saint-Germain, Unai Emery, e ka mohuar që Neymar do t’i nënshtrohet operacionit, braziliani duket se nuk po do që ta rrezikojë Kupën e Botës.
Ai u lëndua në ndeshjen e së dielës mes Paris Saint-Germain dhe Marseille, dhe si duket kthimi i tij për ndeshjen me Real Madridin në Parkun e Princave duket të jetë larg mendsh.
Neymar mendon se është më mirë që këmba e tij të shërohet tërësisht, se sa të luajë me injeksione që ia shuajnë dhimbjet.