Lajmet e fundit
Sulmuesi portugez ka mohuar mundësinë e transferimit të brazilianit në Santiago Bernabeu, duke i dhënë goditje të fortë të gjitha raportimeve për një lëvizje të tillë gjatë verës

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk beson që Neymar do të luajë për Real Madrid në një të ardhme të afërt, megjithë spekulimet e shumta.
Braziliani kaloi tek Paris Saint-Germain verën e shkuar për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh, por gjatë tërë edicionit ka pasur fërkime me skuadrën.
Si pasojë është përfolur shumë një kalim i mundshëm i tij në Santiago Bernabeu, por asi portugez i Të Bardhëve mendon se ka pak gjasa që kjo të ndodhë.
“Kam dëgjuar shumë të flitet për Neymar dhe Real Madrid, por mendoj se do të ishte vërtet shumë i vështirë transferimi i tij. PSG-ja pagoi shumë para për të”.
“Duket shumë e komplikuar të mendosh se Neymar mund të luajë për Real Madrid një ditë. Tani për tani, mendoj se është e pamundur. Mbase pas disa viteve, ai është ende i ri, por tani është e pamundur”.