Lajmet e fundit
Superylli e ka përshkruar veten si person modest, të përkushtuar brenda dhe jashtë fushës.

Neymar ka thënë se do të bëjë historinë me Barcelonën, pas triumfit të sezonit të shkuar në tri fronte.
Braziliani që ka qenë i lidhur me një kalim tek Manchester Unitedi ka folur për caqet e tij dhe besimin që ka në arritjen e tyre.
“Dua të bëj historinë”.
“Pavarësisht çka bëj dua që të kem arritje, jo vetëm personale por edhe ekipore”.
“S’di ta them frikën më të madhe sepse mundohem të mos kem frikë. Mundohem të bëj gjënë e duhur dhe të jem i lumtur”.
“Inspirimi më i madh për mua janë prindërit. Edhe sot mësoj nga ata”.