Lajmet e fundit
Ylli katalunas nuk do të largohet nga Camp Nou, pasi ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re që e mban tek Barcelona deri më 2022.

Neymar ka refuzuar një ofertë të majme nga Paris Saint-Germain.
E ardhmja e asit brazilian ka qenë temë debatesh dhe spekulimesh për shkak se nuk i është përgjigjur për një kohë ofertës së bërë nga Barcelona për vazhdimin e kontratës.
Qe raportuar se ai është duke e shqyrtuar ofertën e Real Madrid, por mediet spanjolle së fundmi shkruajnë se Neymar ka vendosur që të nënshkruajë kontratë të re që e mban në Camp Nou deri më 2022.