Lajmet e fundit

Ekipi spanjoll Real Madrid nuk e ka ndërmend të nënshkruajë me ndonjë lojtar këtë verë, nëse ata nuk mund ta sjellin në Santiago Bernabeu anëtarin e PSG-së, Neymar Junior.
Ylli brazilian është i lojtari i vetëm të cilin kampionët evropianë e kanë synim kryesor, pavarësisht se në listën e tyre janë edhe disa lojtarë të klasit të lartë.
Eden Hazard, Harry Kane dhe Rodrigo janë disa nga emrat që lidhen me transferimin e mundshëm në klubin mbretëror.
Por Neymar, është qëllimi numër një për ekipin e Julen Lopetegui-it, i cili ka ndarë 300 milionë euro për ta blerë ish-anëtarin e Barcelonës.