Lajmet e fundit
Asi brazilian pritet që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën katalunase.

Neymar nuk do të largohet nga Barcelona, ka konfirmuar i ati i tij.
Braziliani ka qenë në qendër të spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga Camp Nou.
Sulmuesi ka shkëlqyer këtë edicion, duke e bartur peshën e skuadrës gjatë kohës sa Lionel Messi ishte i lënduar dhe fansat nuk i kanë mirëpritur aspak spekulimet për një largim të mundshëm të tij.
Frikën ua ka hequr i ati i tij, i cili i ka siguruar se Neymar nuk do të largohet nga Barcelona.
“Rrini të qetë – ai do të rinovojë”.
“S’kemi pse nxitohemi pasi ka edhe tre vite të mbetura në kontratën aktuale”.