Lajmet e fundit
Reprezentuesi brazilian nuk e ka obsesion bashkëlojtarin e tij argjentinas, por është i fokusuar në përmirësimin e lojës së tij.

Ylli i Barcelonës, Neymar ka insistuar se nuk e ka për qëllim që të kalojë performancën e Messit.
Argjentinasi është zgjedhur më i miri i botës në katër nga gjastë veitet e fundit dhe konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në histori të futbollit.
Neymar konsiderohet si një nga sfidantët për Topin e Artë të këtij viti, por ai thotë të jetë i fokusuar në performancën e tij.
“Nuk e kam qëllim të tejkaloj Messin”.
“Unë përcjell shtegun tim në karrierë. Dua që të fitoj trofe dhe të shënoj shumë gola, por nuk kam qëllim që të bëhem më i mirë se dikush”.
Neymar përfundoi sezonin pas eliminimit të Brazilit në Copa America.