Lajmet e fundit

Sulmuesi i Brazilit, Neymar i ka bërë me dije trajnerit të kombëtares, Dunga se nuk dëshiron që të qëndrojë si rezervist.
Kjo deklaratë e Neymar ka ardhur pasi ai u la në bankën rezervë në ndeshjen miqësore të së shtunës që Brazili e zhvilloi me Costa Rikën.
Neymar është i përjashtuar edhe për dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit, pas kartonit në kuq në Copa America, por ka bërë me dije se të qëndrojë si rezervist nuk e ka për qejfi.
“Të qenit rezervë është diçka që nuk jam mësuar ta bëjë dhe as nuk do ta bëjë. Dua të luajë nga që punoj shumë dhe dua të jem përherë në formacionin bazë”, ka thënë Neymar, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.