Super ylli brazilian, Neymar, nuk dëshiron që të kthehet përsëri në Barcelonë.
Futbollisti 28 vjeçar ka bërë presion për t’u kthyer në Camp Nou në verën e vitit 2019, por klubet nuk kanë qenë në gjendje që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sipas Foot Mercato, Neymar tani është i vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë në PSG deri në vitin 2027.
Kjo pasi ai ka rizbuluar formën e tij më të mirë gjatë sezonit të kaluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.