Lajmet e fundit

Një delegat i Real Madridit është takuar dy herë me Neymarin në muajin e kaluar, dhe thuhet se presidenti madrilen, Florentino Perez, është i vendosur që ta transferojë atë, shkruan gazeta spanjolle AS.
Sulmuesi brazilian është përfolur për një kalim te skuadra mbretërore që prej arritjes së tij në Paris-Saint Germain verën e kaluar.
Ndërkaq, tani ka zëra seriozë që thonë se kjo mund të ndodhë, pavarësisht se vet Neymar, por edhe PSG, kanë deklaruar që nuk do të ndodhë një transferim i këtillë gjatë kësaj vere.
Megjithatë, lënë dyshime spekulimet se Vinicius Junior, talent që së fundi ka nënshkruar me kampionët e botës, ishte dërguar në shtëpinë e Neymarit në Rio de Janeior, nga një delegat i këtij klubi.
Ndërkaq AS, ka kuptuar se kishte më shumë se një takim mes delegatit madrilen dhe Neymarit gjatë muajit mars, në kohën kur Neymar ishte rikthyer në vendlindje për t’u rikuperuar nga lëndimi.