Lajmet e fundit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar pritet që të mungojë rreth tre muaj, pas thyerjes së këmbës që pësoi javën e kaluar.
Se braziliani do të mungojë kaq gjatë, e ka thënë doktori i ekipit kombëtar të Brazilit – pasi që futbollisti ka shkuar atje për t’u operuar.
“Shpresojmë që do të jetë në gjendjen më të mirë për t’iu nënshtruar operacionit”, ka thënë Dr. Rodrigo Lasmar, përcjell Klan Kosova.
“Për kësi lloj lëndimi, rikthimi merr kohë prej dy muaj e gjysmë deri në tre. Secili futbollist është i ndryshëm. Qëllimi është që të monitorojmë se është situata dhe më pas të bëjmë kontrollet se si duhet trajtuar”.
“Neymar është i pikëlluar, por që ai e kupton se nuk ka tjetër zgjidhje. Ai do të punojë për të qenë mirë sa më parë që të jetë e mundur. Do të bëjmë gjithçka për të”.