Lajmet e fundit

Lajme të mira nuk ka për kombëtaren e Brazilit sa i përket yllit të ekipit, Neymar.
Ai mori një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë në fitoren ndaj Serbisë 2:0, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ka bërë që sulmuesi të mos jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen e radhës kundër Kombëtares së Zvicrës. Këtë e ka konfirmuar mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar.
Sipas tij testet e kanë konfirmuar se ka lëndim në ligament, si rrjedhojë, ai do të qëndrojë me ekipin për ta vazhduar trajtimin.