Lajmet e fundit
Luiz Adriano ka thënë se bashkëkombasi i tij ka aftësinë për t’u bërë lojtari më i mirë në planet, por nuk beson se Brazili është shumë i varur nga ai.

Luiz Adriano beson se Neymari mund të bëhet më i madh se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pra të bëhet lojtari më i mirë në botë.
Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë për momentin, duke ndarë mes tyre Topin e Artë në shtatë vitet e fundit.
Megjithatë, Neymar është duke shkëlqyer këtë vit, duke shënuar 11 gola në 10 përballje në La Liga këtë edicion.
Prandaj Adriano beson se bashkëkombasi i tij është duke u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj në botë për momentin.
“Tek Neymar më pëlqen shumë thjeshtësia e tij”.
“Ai është i thjeshtë. Është lojtar që e di forcën që posedon dhe do të përmirësohet edhe më”.
“Neymar do që të luaj me të gjithë. Por ai poashtu ka potencialin për të konkurruar me Messin dhe Ronaldon”.
“Nuk mendoj se ai është nën nivelin e Messit apo Ronaldos”.