Lajmet e fundit
Asi brazilian mund të përfundojë prapa grilave nëse akuzat e ngritura ndaj tij për mashtrim dhe korrupsion provohen si të vërteta

Ylli i Barcelonës, Neymar, do të përballet në gjyq për akuzat për mashtrim dhe korrupsion, krahas prindërve të tij, klubit aktual dhe atij të shkuar, Santos.
Gjykata Kombëtare Spanjolle ka urdhëruar që edhe presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu dhe ai i shkuari, Sandro Rosell, të gjykohen.
Akuza për mashtrim dhe korrupsion lidhet për transferimin e Neymarit te Barça nga Brazili në vitin 2013; të gjitha palët kanë mohuar akuzat.
Grupi brazilian DIS ka deklaruar më pak para se 40 për qind që ishte thënë për transferimin e futbollistit dhe ka akuzuar palët.
Prokurorët kërkojnë dy vjet burgim për Neymarin, pasi ai nëse del fajtor është shkelësi i parë i ligjit nga kjo palë.
Po ashtu po kërkohet gjobë prej dhjetë milionë eurosh ndaj familjes së futbollistit.