Lajmet e fundit
E ardhmja e talentit brazilian mund të mos jetë e lidhur me skuadrën nga Camp Nou.

Neymar mund të largohet nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain.
Mediet raportojnë si i ati i futbollistit dëshiron që i biri të transferohet tek gjiganti francez.
Ky i fundit, i joshur nga oferta marramendëse e klubit francez, dëshiron me çdo kusht transferimin e të birit në Ligue 1.
PSG është gati t’i ofrojë Neymarit një pagë prej 40 milionë eurosh në vit, rekord në histori të futbollit.
Raportohet se gjatë javës së kaluar përfaqësuesit e Neymar janë takuar me drejtorin e PSG-së, Oliver Letang.