Lajmet e fundit
Ndihmëstrajneri i katalunasve është pritur që të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Luis Enrique, por gjiganti nga Camp Nou tani është duke shikuar mundësi tjera

Juan Carlos Unzue nuk ka gjasa që të marrë drejtimin e Barcelona pas një fjalosjeje në fushat stërvitore me Neymar këtë javë.
Unzue pritej të merrte drejtimin e skuadrës me largimin e Enrique gjatë verës, ndërsa ka pasur edhe mbështetjen e një numri futbollistësh.
Por incidenti me Neymar ka bërë që këmbanat e alarmit të bien tek katalunasit dhe tanimë të shikojnë alternativa tjera për këtë post.
"Nëse ai qëndron, unë do të largohem", raportohet të ketë thënë Neymar pas incidentit, duke bërë të qartë se Unzue s'ka më gjasa të marrë drejtimin e skuadrës.