Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Brazilit ka thënë se Djajtë e kuq e kanë kontaktuar gjatë verës, por pa ndonjë ofertë serioze.

Neymar ka konfirmuar se Manchester Unitedi është interesuar për të këtë verë, por që nuk ka bërë kurrfarë oferte konkrete.
Në gusht të këtij viti ishte raportuar një kalim i mundshëm i sulmuesit të Barçës më ishull, sidomos pasi trajneri Luis Enrique refuzoi të komentojë këtë gjë në një konferencë për shtyp.
Tani përfaqësuesi i Brazilit ka treguar se takimet kanë ndodhur, por nuk ka pasur asnjë përafrim.
“Kemi biseduar, por s’ka pasur asgjë konkrete”.
“Kam dëgjuar për ofertën, por ajo nuk më është adresuar mua”.
Skuadra e drejtuar nga Louis van Gaal synonte një sulmues klasi dhe pasi me Neymarin nuk arriti akord, ajo transferoi francezin Anthony Martial.