Lajmet e fundit

Sulmuesit të Barcelonës, Neymar-it, i janë bllokuar asetet në vendlindjen e tij, në Brazil.
24 vjeçari po përballet me akuza për mos-pagim të taksave nga viti 2011 deri në vitin 2013, mirëpo ai po e mohon të ketë gabuar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjykata federale e Sao Paolos, ka intervenuar që t’ia bllokojë futbollistit pasurinë e tij në vlerë prej 34.5 milionë dollarë, ku përfshihet një jaht, një “jet” aeroplan, prona të tjera dhe tri kompani që i takojnë familjes së tij.
Autoritetet braziliane i kanë kërkuar Neymar’it që të paguajë 11 milionë dollarë taksa.