Lajmet e fundit
Asi i Brazilit Neymar ka mbetur jashtë listës të nominimeve për çmimin The Best që FIFA e ndan për lojtarin më të mirë të vitit

FIFA ka publikuar emrat e futbollistëve të nominuar për çmimin The Best dhe bie në sy mungesa e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.
I pari në listë është ylli i Portugalisë dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndërsa i dyti në listën e nominimeve është asi i Manchester City, Kevin De Bruyne.
I treti është sulmuesi i Francës Antoine Griezmann, i katërti ai i Belgjikës Eden Hazard, ndërsa top-pesëshja mbyllet me atë të Anglisë Harry Kane.
Pesëshja tjetër përbëhet nga Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modriq, Mohamed Salah dhe Raphael Varane.
https://twitter.com/FIFAcom/status/1021756989830057984