Lajmet e fundit

Ylli brazilian, Neymar, la vetëm pak muaj që po luan me Paris Saint-Germian pasi la Barcelonën.
Por fjalët se ai mund të bashkohet me Real Madrid nuk kanë pushuar muajt e fundit.
Por është vet Neymar, që u ka thënë “stop” spekulimeve, duke treguar se është shumë u lumtur në Paris, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
“Dua të them atë që mendoj, Jam totalisht real dhe nuk dua të dëgjoj për këto tregime fallto rreth meje. Nuk ka asgjë që më bezdis këtu”.
“Jam këtu sepse kam dashur. Gjithçka është në rregull në Paris. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar. Jam futbollist që dua të jap gjithçka në fushë”.
“Çka më bezdis, janë trillimet e të tjerëve për mua, për trajnerin dhe Cavanin. Këto gjëra nuk janë të vërteta”, ka thënë Neymar.