Ylli brazilian, Neymar, ia ka uruar ditëlindjen yllit të Barcelonës, Lionel Messit.
Neymar e ka uruar Messin nëpërmjet Instagramit, në mesin e spekulimeve se braziliani do të kthehet në skuadrën katalunase, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa pronari i klubit Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk do të tolerojë “sjellje të lazdruara” në klub. Kjo vërejtje është konsideruar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Neymarit.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla. Zoti ju bekoftë gjithmonë”, ka shkruar Neymar në Instagram.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.