Lajmet e fundit

Ronaldinho beson se bashkëkombësi i tij Neymar është gati në nivelin e njëjtë të yllit tjetër të Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Krah Messi dhe Suarez, Neymar krijon një nga treshet sulmuese më të mira të Barcelonës, transmeton Klan Kosova.
Neymar ka tashmë të fituara dy tituj të La Liga dhe një Champions League, krah trofeve të tjerë me gjigantin evropian.
“Neymar është shok i ngushtë i imi dhe ai është idoli më i madh brazilian tash”.
“Ai është në nivelin e njëjtë me Ronaldon dhe Messi dhe ne thellë shpresojmë se një ditë ai mund ta fitojë Topin e Artë dhe ta vazhdojë këtë sukses”, ka thënë Ronaldinho.
“Ai është një nga më të mirët, mbetet vetëm çështje kohe të tregohet kjo”, ka shtuar ai.