Lajmet e fundit

Neymar Jr. ka thënë se nuk e sheh veten të pensionuar tek Barcelona, pasi që dëshiron që ta përmbyllë karrierën e tij në shtëpi tek Flamengo.
Megjithatë, 25 vjeçari ka kohë për t’u tërhequr nga futbolli, dhe i është përkushtuar të ardhmes me Barcelonën me të cilën ka kontratë deri më 2021, të nënshkruar në tetor të vitit 2016, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Neymar do të jetë ende në kulmin e karrierës kur kësaj marrëveshjeje t’i vjen fundi, por futbollisti që parashikohet ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, e ka bërë të qartë se do të rikthehet një ditë në Amerikën Jugore .
“Kam shumë dëshirë që një ditë të luaj për Flamengon, me stadiumin e mbushur të Marakanës, të luaj në Copa Libertadores”, tha Neymar për Canal Esporte Interativo".