Lajmet e fundit

Neymar është shumë afër që të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.
Ai me golin që shënoi dje ndaj Japonisë, ka arritur në 74 gola për Selecaon.
Neymar në listën e golashënuesve më të mirë të Brazilit, ka përpara vetëm legjendën Pele, i cili ka shënuar 77 gola.
Lojtar tjetër që brazilianët i kanë sytë është edhe ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, i cili ka shkëlqyer këtë vit duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Neymar me 74 golat e tij, ka më shumë gola se Ronaldo, Ronaldinho, Kaka e shumë yje të tjerë të Brazilit, që kanë shkruar historinë duke fituar trofe si Kupa e Botës.
Ky sukses i mungon Neymarit, i cili pritet të jap gjithçka nga vetja në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar, gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.
Brazili shkon drejt Katarit në formë të lartë, me vetëm një humbje që nga viti 2020, që ishte nga Argjentina, në finalen e Copa America. /Klankosova.tv/