Lajmet e fundit
Braziliani i është përgjigjur në Snapchat një gazetari që ka thënë se ai ishte në kryeqytetin spanjoll të enjten, ndërsa spekulimet për një transferim të mundshëm tek Los Blancos vazhdojnë të qarkullojnë.

Neymar ka reaguar me zemërim ndaj Manolo Lamas që ka thënë se asi brazilian ka ngrënë darkë të enjten në Madrid.
Lama, që punon për Cadena COPE, ka thënë se braziliani ishte në kryeqytetin spanjoll për të shikuar mundësinë e transferimit tek Real Madrid.
Neymar nuk e ka ka pranuar lehtë këtë gjë, duke shpërndarë një video në Snapchat, në përgjigje të këtij pretendimi.
“Manolo Lama, ti the se unë isha dje në Madrid. Fillo të flasësh të vërtetën, budalla”, thotë në video Neymar.
Krahas këtij mesazhi shkruante: “Për gazetarin që flet broçkulla”.