Lajmet e fundit

Neymar e ka quajtur fenomen bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Ky i fundit u shpall kampion bote me Francën në “Rusia 2018”, ku edhe u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit, ndërsa u bë lojtari i parë tinejxher që shënon gol në finale të kësaj gare që prej Pele-së më 1958.
“Ai është një fenomen, një lojtar i madh. E kemi ditur këtë që një kohë, jam ditë për ditë me të, dhe e di se sa shumë cilësi ka. Jam shumë i lumtur për të për Kupën e Botës, për titullin”, ka thënë Neymar për Mbappe-në.
“Besoj se ai po ashtu mund të luftojë në vitet e ardhshëm. Do të jetë shumë mirë ta shoh atë prapë, jemi duke folur për ditë, [kemi folur] edhe gjatë Kupës së Botës”.