Lajmet e fundit

Neymar ka thënë se Barcelona nuk e kishte përkrahjen e plotë të fansave gjatë ndeshjes me Bayern Leverkusenin.
Tifozët e Bayer Leverkusenit në Cam Nou ishin shumë të zhurmshëm dhe nuk pushuan kurrë, por golat e vonë që erdhën nga Sergi Roberto dhe Luis Suarez bënë që ndeshja të fitohej nga Barcelona me rezultat 2-1.
Me Lionel Messin që e lënduar që po e shihte ndeshjen nga larg, Barcelona po luftonte për fitore dhe Neymar nuk ishte në formën më të mirë të tij, por braziliani ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren, sidomos pasi që fansat e tyre nuk ishin mbështetës gjatë tërë lojës.
“Po është shumë e vështirë kur s’e kemi përkrahjen e tyre”, ka thënë ai, raporton goal.com, transmeton Klan Kosova. “Jam shumë i lumtur për fitoren, por vuajtëm shumë që ta fitojmë atë ndeshje”.
“Gjëja më me rëndësi është të fitosh, dhe ne bëmë gjithçka që mundëm që të shënojmë gol dhe të fitojmë”.
“Unë e bëra punën time. Duhet të mësojmë se si të luajmë pa Messin dhe të fitojmë”.