Lajmet e fundit

Neymar ka thënë se partneriteti i tij me Lionel Messi dhe Luis Suarez është kaq i efektshëm për shkak se treshja e di se si mendojnë njëri-tjetri.
Treshja e Barçës nga Amerika Jugore ka shënuar 90 gola së bashku sezonin e kaluar në La Liga.
“Ishte e veçantë për të tre që luajtëm bashkë për herë të parë këtë sezonë dhe jemi shumë të kënaqur me paraqitjen.”
“Ne e dimë se çka mendon secili, sa mund të vrapojë, pozicionimin etj. Kështu mund të bëjmë edhe më mirë, komunikimi bënë që të kuptohemi dhe kjo dita ditës po avancohet”, ka thënë Neymar.