Lajmet e fundit

Neymar e ka konfirmuar për herë të parë që është i lumtur që të mbetet te Paris Saint-Germain, pavarësisht spekulimeve për largimin e tij.
Braziliani realizoi dy gola nga penaltia të shtunën ndaj Lorient në ligën elitare franceze, por prapë klubi i tij humbi 3:2.
“Jam i lumtur sot. Jam vërtet i lumtur”, ka thënë Neymar për TF1.
“Gjërat kanë ndryshuar shumë. Nuk mund ta shpjegoj saktësisht se pse. Por sot, po ndihem mirë. Jam adaptuar. Jam më i qetë dhe më i lumtur. Dua që të rri në PSG”.
“Po ashtu dua që Kylian [Mbappe] të mbetet. Duam që PSG-ja të jetë një klub i madh”.