Lajmet e fundit

Neymar dhe Kylian Mbappe si duket do të mbeten te Paris Saint-Germain, sipas drejtorit sportiv të qendrës stërvitore të PSG-së, Luis Fernandez.
Që të dy lojtarët janë lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid, pas dëshirës së kampionëve evropianë që ta zëvendësojnë Cristiano Ronaldo-n i cili u largua për në Juventus.
“Neymar ka vendosur që të qëndrojë te Paris Saint-Germain”, ka thënë Fernandez për Marca
“Ai dëshiron që të arrijë, p[asi që nuk arriti shumë në Kupën e Botës. Mendoj që dëshiron të fitojë tituj me PSG-në”
"Ai do të qëndrojë po ashtu”, ka shtuar ai për Mbappe-në.