Lajmet e fundit

Neymar ishte penduar për kalimin e tij rekord te Paris Saint-Germain, edhe para se marrëveshja të ishte nënshkruar, pohon Marca, transmeton Klan Kosova.
Braziliani ishte bërë transferi më i shtrenjtë këtë verë kur kaloi te PSG për 222 milionë euro.
Por siç duket, ai ishte ndjerë konfuz pasi kishte finalizuar marrëveshjen, dhe kishte kërkuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, që ta anulonte marrëveshjen.
Falë manovrave të babait dhe menagjerit të tij, Neymar Sr., marrëveshja raportohet të jetë kompletuar përkundër dëshirave të brazilianit.