Lajmet e fundit

Trajneri i ekipit brazilian të futbollit olimpik për meshkuj, Andre Jardine, ka konfirmuar se Neymar dëshiron të përfaqësojë vendin e tij në Lojërat e Tokios këtë verë.
Sulmuesi i klubit francez Paris Saint Germain, tashmë ka fituar të artën në Lojërat Olimpike, në Rio de Janeiro në 2016, e cila ishte gjithashtu medalja e parë e tillë për seksionin brazilian për meshkuj, transmeton Klan Kosova.
"Me synimin për të pasur ekipin më të fortë për Lojërat Olimpike, të kesh një lojtar si Neymar është në përputhje me atë dhe me qëllimin që ne i kemi vënë vetes, dhe ai dëshiron ta bëjë këtë," tha Jardine në një konferencë shtypi, shkruan “Marca”.
Çështja nëse Neymar do të luajë për Brazilin në “Copa America” këtë verë është gjithashtu e pazgjidhur.
"Besoj se së shpejti do të kemi një përgjigje mbi këtë temë," tha ai.
Ajo që është konfirmuar është prania e Neymar në skuadrën e Brazilit për eliminatoret e tyre të ardhshme të Kupës së Botës kundër Ekuadorit në 5 qershor dhe Paraguait 9 qershor.