Lajmet e fundit

Neymar dëshiron që të rikthehet te Barcelona, sipas pohimeve të zëvendëspresidentit të këtij klubi, Jodi Cardoner, i cili po ashtu ka thënë se nuk kanë biseduar me sulmuesin e Paris Saint-Germain.
Braziliani ishte larguar nga katalunasit para dy vjetësh për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, mirëpo duket i palumtur në kryeqytetin francez.
“Nuk është koha për të folur për ardhjet. Jemi në proces të largimeve; është një periudhë që skadon më 30 të këitj muaji”, ka thënë Cardoner për reporterët.
“Gjëja korrekte për ta thënë është që Neymar dëshiron që të rikthehet te Barcelona ,por nuk pajtohem që Barcelona shqetësohet për nënshkrimin me Neymar, ky nuk është opsion”.
“Ka shumë gjëra mbi largimin e tij që nuk më kanë pëlqyer. Shumë gjëra".
Ka pohime që e kemi blerë Neymar-in. Nuk e kemi blerë askënd. Nuk kemi mbetur në kontakt me të".