Lajmet e fundit

Neymar ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025.
Pas javësh pritje, më në fund u bë zyrtare të shtunën se Neymar do të mbetet një lojtar i Paris Saint-Germain deri në vitin 2025 dhe do të ketë një rrogë rreth 30 milionë eurosh, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova
Kishte pak dyshim nëse përfaqësuesi brazilian do të nënshkruante një marrëveshje të re me PSG, pas mposhtjes nga Manchester City që i eliminoi nga Ligës e Kampionëve.
Mund të mos ketë qenë e pritur zgjatja pesëvjeçare e kontratës, por gjithsesi ishte një tregues i qartë i angazhimit të 29 vjeçarit ndaj klubit mes raporteve nga Spanja që Barcelona ishte e gatshme të fillonte disi një lëvizje sfiduese për super yll.
"Unë jam shumë i lumtur, shumë i lumtur që po zgjas kontratën time me Parisin deri në vitin 2025", tha Neymar për PSGTV.
Ylli brazilian ju bashkua Parisit përmes një transferimi nga Barcelona, kjo që i kushtoi parisienëve 222 milionë euro, përcjell Klan Kosova.