Lajmet e fundit
Dani Alves tash e sa kohë është i lidhur me një largim nga Barcelona, por bashkëlojtari i tij, Neymar, mendon që ai duhet të vazhdoj me katalanët.

Neymar mendon që Dani Alvesit duhet ti vazhdohet kontrata me katalanët.
Mbrojtësi i djathtë është i lidhur me një largim tek Paris Saint Germain, ndërsa pret vendimin përfundimtar të skudrës.
Por, Neymar mendon që bashkëkombasi i tij duhet të qëndroj në Barcelonë.
“Shpresoj që Dani të qëndroj. Po të isha unë presidenti, do t’ia kisha vazhduar kontratën kaherë”.
Alves ka qenë i lidhur me një largim nga Barcelona për disa vite rresht, por kjo kurrë nuk ka ndodhur. A do të ndodhë këtë vit, mbetet të shihet.