Anësori i Barcelonës, Neymar, e sheh ndeshjen e të shtunës mbrëma si sfidën më të madhe në karrierë.
“Është finalja që kam ëndërruar. Jam duke jetuar momentet më të mira në jetë”.
“Nuk e di nëse kjo skuadër që ka sot Barcelona jep apo jo leksione se si luhet futbolli, por e di që kemi një ekip të madh dhe jam duke mësuar nga mjeshtër të futbollit”.
“Leo Messi dhe Luis Suarez janë dy lojtarë brilant. Shpresoj që ky sezon të mbaroj duke qenë të kënaqur me punën që kemi bërë”.
“Edhe Juventus është skuadër e madhe. Nuk është çudi arritja e tyre në finale. Buffon ëshët portieri më i mirë në histori. E kam parë si fëmijë, kam luajtur me të në Playstation, por do të isha shumë i lumtur nëse do ti shënoja gol”.
Neymar ka qenë ndër lojtarët kyq të Barcelonën sezonin që po lëmë pas, duke shënuar shumicën e golave që kanë hapur takimet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.