29.10.2016 · përditësuar para 3564 dite1 min lexim
Neymar ka blerë një rezidencë 8 milionë dollarë në Rio de Janeiro, duke shtuar pasurinë e tij të madhe që ka në Brazil. Shtëpia është vendosur në Portobello, afërsisht një orë larg qytetit, prona mbulon një sipërfaqe 6,265 metra katrorë.
Me pishinë, fushë tenisi, gjashtë apartamente dhe një mol, rezidenca e re e sulmuesit të Barcelonës në Rio de Janeiro duket si një parajsë më vete, përcjell Albeu.com.
Prestigjiozja braziliane O Globo, shkruan se Neymar ka edhe një jaht 25 metra të gjatë, me vlerë 3.5 milionë euro, pa harruar edhe një avion privat 4 milionë euro.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.