Lajmet e fundit
Megjithë komentet për të ardhmen e tij në dyshim, sulmuesi duket të jetë në përfundim të akordit për një kontratë të re me përfitime tri herë më të mëdha.

Barcelona është afër që ta finalizojë kontratën e re me Neymarin, që do ta bënte brazilianin lojtarin e dytë më të paguar në skuadër.
E ardhmja e brazilianit në Camp Nou qe vënë në dyshim për shkak të disa komenteve enigmatike në një konferencë për mia.
Por tani duket se gjithçka është qartësuar dhe Neymar do të jetë i dyti futbollist më i paguar në skuadër, pas Messit.
Sulmuesi tani fiton rreth 10,5 milionë euro pas taksimit dhe kontrata e re do ta trefishonte këtë shifër.