Lajmet e fundit

Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona, teksa shumë skuadra janë të interesuar për të nënshkruar me të.
Newcastle United dhe Juventus janë të dy skuadrat që janë duke e kërkuar Ousmane Dembelen, pasi agjenti i lojtarit kontaktoi dy klubet, raporton Sport, transmeton Klankosova.tv.
Francezi duket se është gati për t'u larguar nga "Camp Nou në vitin e ardhshëm, pasi që dështoi te Barcelona.
Dembele është transferuar te Barcelona në vitin 2017, për 135 milionë euro.