Skuadra e Newcastle është duke e kthyer namin në futbollin anglez, e me gjasë edhe në atë botëror, pasi do të marr pjesë në sezonin e ri të Ligës së kampionëve, për faktin që në Premier League ka përfunduar në vendin e katërt.
Miliarderët arab janë duke investuar fort në këtë skuadër, duke përfshirë super blerjen e fundit Tonali nga Milani për 70 milionë euro.
Kështu si janë punët, Sandro Tonali do të ishte vetëm futbollisti i tretë më i vlefshëm te skuadra angleze me 50 milionë euro, kurse mbi të janë Bruano Guimaraes dhe Alexander Isak me vlerë 70 milionë euro.
Me transferimin e Tonalit, vlera e ekipit të Newcastle do të ofrohej në 600 milionë euro.
Në historinë 130 vjeçare, Newcastle ka fituar 4 herë kampionatin anglez dhe 6 herë FA Cup.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.